AKTUALITET /

Protesta masive qytetare kundër qeverisë, diaspora lajmëron rikthimin në Tiranë më 4 korrik

Lajmi është bërë i ditur në protestën e sotme, ku mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë ku protestojnë kundër projektit të Zvërnecit , si dhe kërkojnë ndryshim të klasës politike në vend

Shkruar nga Versus

Protesta masive qytetare kundër qeverisë, diaspora lajmëron

Diaspora do të rikthehet sërish në protestën masive qytetare më 4 korrik.

Lajmi është bërë i ditur në protestën e sotme, ku mijëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë ku protestojnë kundër projektit të Zvërnecit , si dhe kërkojnë ndryshim të klasës politike në vend.

“Kam një njoftim. Qëndrestarët dolën me disa pika. Kemi marrë shumë mesazhe nga diaspora dhe më datë 4 korrik e gjithë diaspora do të jetë këtu” u shpreh një qytetar i pranishëm në protestën e sotme.

Një pjesë e mirë e migrantëve shqiptarë mbërritën mesditën e 20 qershorit duke mbushur sheshin para Kryeministrisë me flamuj kuq e zi e pankarta ku kërkonin ndryshimin e klasës politike.

Poll