AKTUALITET /

Rama i bëri ftesë në facebook të bisedonin, protestuesi Erlis Sina: Nuk mund të jemi miq

Sina tha se Rama kishte tentuar të paraqitej si mik i tij, por sipas tij kjo është e pamundur, pasi e konsideron kryeministrin përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhen shumë qytetarë shqipta

Shkruar nga Versus

Rama i bëri ftesë në facebook të bisedonin,  protestuesi

Protestuesi Erlis Sina ka reaguar nga protesta e 24-t radhazi në Tiranë ndaj mesazhit publik që Kryeministri Edi Rama i adresoi më herët gjatë ditës, duke deklaruar se nuk mund të ketë miqësi me kreun e qeverisë.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Sina tha se Rama kishte tentuar të paraqitej si mik i tij, por sipas tij kjo është e pamundur, pasi e konsideron kryeministrin përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhen shumë qytetarë shqiptarë.

“Unë jam Erlis Sina, ai i cili Rama u zgjua sot në mëngjes dhe tentoi të bëhej miku im. Por përgjigjen që ia dhashë aty, po ja jap edhe këtu. Unë s’mund të bëhem miku i Ramës, sepse Rama ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj Edi Rama unë nuk jam si ti. Ti nuk mund të qash hallet e mia, sepse ti je shkaktari i tyre”, u shpreh ai.

Sina akuzoi kryeministrin se gjatë ditëve të protestës ka tentuar të etiketojë dhe përçajë pjesëmarrësit në tubime.

“24 ditë je munduar të na përçash, të na bësh agjentë iranianë, grekë, serbë. Je munduar të na etiketosh. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Për ne Shqipëria është e para”, deklaroi protestuesi.

Ai shtoi se protestuesit janë të vendosur të vijojnë qëndresën e tyre deri në realizimin e kërkesave që kanë artikuluar prej nisjes së protestave.

“Sot ka ardhur dita të largojmë Ramën nga pushteti. Rama u ka thënë shqiptarëve ‘fuck you’. Ne kemi vetëm një përgjigje për të: Rama jepe dorëheqjen”, tha Sina para të pranishmëve.

Poll