
Një situatë e veçantë është regjistruar gjatë protestës së sotme, përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit kanë vendosur një sirenë policie dhe një fletë me mbishkrimin “Skenë krimi” në hapësirën përballë institucionit.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë vijuar me thirrje të njëzëshme “Policia është me ne”, duke iu drejtuar efektivëve të pranishëm në terren.
Në një moment të protestës, një vajzë me megafon në dorë, ndodhej mes dy efektivëve të policisë.

