AKTUALITET /

Protesta para kryeministrisë, arrestohen 4 persona, procedohet Lapaj! Policia: Hodhën sende ndaj nesh

Shkruar nga Versus

Protesta para kryeministrisë, arrestohen 4 persona, procedohet Lapaj!
Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 9 të tjerë mes të cilëve edhe Adriatik Lapaj për protestën e zhvilluar mesditën e djeshme para godinës së kryeministrisë. 

Në njoftim bëhet me dije se protestuesit hodhën sende drejt policisë duke lënë të lënduar 2 efektivë të cilët morën trajtim në spitalin e Traumës. 

Në pranga kanë rënë: E. H., 30 vjeç; A. M., 40 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. Ll., 41 vjeç

Ndërkohë, materialet hetimore janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal edhe për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh. Këta shtetas akuzohen se gjatë protestës kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Versus.al

Poll