
Një aksident me dy të plagosur ndodhi pasditen e sotme në hyrjen jugore të Lushnjës.
Një mjet tip “Benz”, u përplas me një mjet katraul, dhe si pasojë mbetën të plagosur dy persona të cilët u dërguan me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Lushnje. Dyshohet se shkak i aksidentit, është bërë mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Burime nga spitali, bëjnë me dije se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e aksidentit./Versus.al

