Një aksident ndodhi pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në aksin rrugor Bulqizë–Maqellarë, në vendin e quajtur Krajkë. Dy mjete u përplasën duke lënë të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.
Dy të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Bulqizës për të marr ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vend ngjarje dhe po bën veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ditën e sotme, në vendin tonë ka mbizotëruar moti me reshje të dendura shiu, gjë e cila ka rritur numrin e aksidenteve. Policia njoftoi sot shoferët të kenë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, për shkak të motit të keq./Versus.al

