AKTUALITET /

Protesta para Kuvendit, Helsinki dënon shoqërimin e dhunshëm të protestuesve: Do të ndjekim rrugën institucionale për çdo rast

Në një deklaratë për mediat para Komisariatit Nr. 1, kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, tha se protestuesit nuk duhej të mbaheshin për më shumë se pesë orë dhe se organizata do të ndjekë çdo rast përmes mekanizmave institucionalë.

Shkruar nga Versus

Protesta para Kuvendit, Helsinki dënon shoqërimin e dhunshëm

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar pas shoqërimit të disa protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar pranë Parlamentit, duke shprehur shqetësimin për mënyrën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit dhe kohën e mbajtjes së tyre në ambientet e komisariatit.

Në një deklaratë për mediat para Komisariatit Nr. 1, kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, tha se protestuesit nuk duhej të mbaheshin për më shumë se pesë orë dhe se organizata do të ndjekë çdo rast përmes mekanizmave institucionalë.

“Nuk duhet të mbaheshin kaq gjatë, mbi 5 orë. Ne kemi ngritur zërin. Do të zbardhim çështjet, më vjen mirë që u liruan. Do të ndjekim rrugën institucionale për të gjithë”, u shpreh Skëndaj.

Sipas saj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të monitorojë të gjitha rastet e raportuara dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të verifikuar nëse gjatë shoqërimit të protestuesve janë respektuar të drejtat dhe garancitë ligjore.

Reagimi vjen pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së zhvilluar jashtë Kuvendit, ku disa protestues u shoqëruan nga policia dhe u mbajtën për disa orë në Komisariatin Nr. 1, përpara se të liheshin të lirë./Versus.al

Poll