POLITIKË /

Kuvendi miraton me 74 vota pro projektligjin e huasë 302 mln dollarë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, PD refuzon të marrë pjesë

PD deklaroi para nisjes së seancës se nuk do të merrte pjesë në këtë votim, pasi sipas saj ai ishte në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.

Shkruar nga Versus

Kuvendi miraton me 74 vota pro projektligjin e huasë 302 mln dollarë

Parlamenti  miratoi këtë të hënë, në seancën e dytë plenare pas asaj të orës 10:00, projektligjin e huasë prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e pajisjeve ushtarake.

PD nuk mori pjesë në votim, ajo deklaroi para nisjes së seancës se nuk do të merrte pjesë në këtë votim, pasi sipas saj ai ishte në shkelje të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.

Po ashtu, ishin pjesë e seancës, përveç deputetëve të PS-së, edhe 3 deputetët e PSD-së.

Ndërkohë, seanca para votimit u ndërpre sërish, ku u votua me 74 vota pro për të vijuar diskutimi me dyer të mbyllura./Versus.al

 

 

 

Poll