AKTUALITET /

VIDEO/ Skandali i Bashkisë së Tiranës: Bllokon trafikun për "pastrim", por plehrat i lë në rrugë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Skandali i Bashkisë së Tiranës: Bllokon trafikun për

Nëse mendonit se pastrimi i rrugëve do të thotë një qytet më i pastër, duket se për Bashkinë e Tiranës logjika funksionon ndryshe.

Fillimisht bllokohet trafiku në mes të ditës, krijohen kolona automjetesh, më pas zbrazet koshi... dhe plehrat përreth tij lihen aty, si për të dëshmuar se "puna u krye".

Pamjet flasin vetë.

Kamioni i pastrimit ndalon, kryen procedurën e zakonshme, largohet, ndërsa mbeturinat vazhdojnë të qëndrojnë pranë koshave. Në fund, qytetarët fitojnë dy "shërbime" në një: trafik të rënduar dhe rrugë që vazhdojnë të mbeten të ndotura.

Ndoshta Bashkia e Tiranës e konsideron këtë një standard të ri të pastrimit. Mjafton të zbrazësh koshin, ndërsa mbeturinat që kanë përfunduar në tokë mund të presin "turnin tjetër". Sepse, me sa duket, ato nuk hyjnë në kategorinë e mbetjeve që duhen mbledhur.

Paradoksi bëhet edhe më i madh kur ky proces zhvillohet në oraret me fluksin më të lartë të qarkullimit. Në vend që shërbimi të organizohet në orë kur qyteti fle, ai zhvillohet pikërisht kur qytetarët nxitojnë të shkojnë në punë apo të kryejnë aktivitetet e tyre. Rezultati? Më shumë trafik, po aq plehra.

Qytetarët paguajnë çdo vit taksën e pastrimit me idenë se do të kenë një qytet më të pastër.

Por kur sheh se pas kalimit të kamionit mbeturinat vazhdojnë të jenë aty, lind pyetja: po paguhet për pastrim apo vetëm për zbrazjen e koshave?

Nëse ky është modeli i "Tiranës së pastër", atëherë ndoshta problemi nuk janë mbeturinat, por mënyra se si Bashkia ka zgjedhur t'i shohë ato: mjafton të mos jenë brenda koshit, pjesa tjetër mund të presë./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll