
Në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e radhës kundër projektit në Zvërnec, e organizuar nga aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Pak para nisjes së tubimit, policia ka vendosur një gardh metalik në zonën e Urës së Lanës, në segmentin që lidh Hotel Dajtin me Piramidën dhe Kryeministrinë, duke kufizuar kalimin e qytetarëve drejt institucionit të qeverisë.
Sipas informacioneve, masa është ndërmarrë për të shmangur grumbullime të mundshme pranë Kryeministrisë, në një kohë kur në “Air Albania” po zhvillohet edhe ndeshja miqësore e Kombëtares.
Aktualisht, një protestë kundër projektit në zonën e Zvërnecit, po zhvillohet dhe në Durrës, ndërsa tubime të tilla janë lajmëruar dhe nga Diaspora. Versus.al

