
Ka nisur marshimi i qytetarëve në bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit”, megjithëse policia e shtetit ka penguar lëvizjen drejt Kryeministrisë.
Dhjetera qytetarë me pankarta në duar kërkojnë të lëvizin përtej gardhit, por forca të shtuara të policisë po pengojnë marshimin e tyre.
Pas tensionit me policinë, disa qytertarë kanë tentuar ta çajnë kordonin ndërsa policia ka hedhur ujë drejt tyre.

