Pas çarjes së kordonit të policisë, ka vijuar marshimi i qytetarëve të cilët janë në ditën e katër të protestës kundër projektit të Zvërnecit.
Ata janë drejtuar drejt Kryeministrisë, pikërisht ku janë drejtuar dhe automjetet e policisë.
Qytetarët mbajnë pankarta në duar ndërsa policia nuk ka hedhur gazlotsjellës për t'i penguar ata drejt Kryeministrisë, por vetëm ujë me piper.

