
Me thirrjet në kor “Dorëhiqu” dhe “Hiqni kapelet”, mijëra qytetarë po protestojnë në sheshin para Kryeministrisë, duke zbrapsur policinë e cila tentoi t’i pengojë duke vendosur gardh metalik dhe kordonin policor.
Duket se as makinat shi-hedhës nuk i zbrapsën qytetarët të cilët duken të vendosur të realizojnë protestën e sotme e cila ka në fokus rrëzimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheëqjen e qeverisë.
Rreth 1700 forca të policisë janë angazhuar në bulevard si dhe forca speciale të RENEA-s dhe makina me gaz lotsjellës dhe ujë.

