AKTUALITET /

Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30, ndërsa nxënësit janë udhëzuar të paraqiten në shkollat përkatëse që në orën 08:30 për të kryer procedurat e nevojshme para fillimit të testimit.

Shkruar nga Versus

Provimet e lirimit/ 29 mijë minimaturantë testohen sot në

Rreth 29 mijë nxënës të arsimit bazë në të gjithë vendin do të zhvillojnë sot provimin e parë të detyrueshëm të Provimeve Kombëtare, atë të lëndës së Gjuhës Shqipe.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30, ndërsa nxënësit janë udhëzuar të paraqiten në shkollat përkatëse që në orën 08:30 për të kryer procedurat e nevojshme para fillimit të testimit.

Ky proces shënon një etapë të rëndësishme në rrugëtimin arsimor të nxënësve, të cilët përgatiten të vijojnë studimet në arsimin e mesëm të lartë.

Ministrja Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e provimeve, duke garantuar një proces të qetë, të rregullt dhe korrekt për të gjithë pjesëmarrësit.

Sipas kalendarit të publikuar, më 22 qershor do të zhvillohet provimi i gjuhës amtare për nxënësit e pakicave kombëtare, më 25 qershor ai i Matematikës, ndërsa më 30 qershor nxënësit do të testohen në lëndën e Gjuhës së Huaj.

Poll