
Ajo që duhej të ishte një udhëtim i qetë për të kaluar pushimet, u shndërrua në një tragjedi të papritur. Dy persona, një burrë dhe një grua, humbën jetën sot në një aksident fatal në autostradën Beograd-Nish, pranë daljes së Umçarit në Serbi.
Sipas mediave lokale, viktimat ishin shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në makinën e tyre, një “Seat” me targa gjermane, ndodhej edhe një person i tretë. Ky i fundit pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, por gjendja e tij mbetet e rëndë.
Dyshohet se familjarët po udhëtonin në tranzit drejt Maqedonisë së Veriut për të shijuar pushimet, por rruga e rrezikshme dhe humbja e kontrollit të automjetit i mori ata nga afër familjeve dhe të dashurve të tyre. /VERSUS

