POLITIKË /

Ironi ndaj Blendi Himçit: Pas paraqitjes me të brendshme të kuqe në Kuvend, “tanga” të kuqe shfaqen në degën e PD-së Elbasan

PD Elbasan “zien” pas Foltores: të brendshmet e kuqe ironizojnë Himçin.

Shkruar nga Versus

Ironi ndaj Blendi Himçit: Pas paraqitjes me të brendshme të

Pas takimit të ish-deputetit Ervin Salianji me mbështetës të tij në Elbasan, situata në degën lokale të Partisë Demokratike vijon të mbetet e tensionuar.

Debatet janë përshkallëzuar pas akuzave të ngritura nga Sali Berisha dhe Flamur Noka, të cilët deklaruan se pas organizimit të “Foltores” së Salianjit qëndronte Suel Çela, i njohur si një nga personazhet e komentuar të qytetit.

Akuzat u kundërshtuan nga pjesëmarrësit në takim.

Në mbështetje të Berishës dhe Nokës ka dalë edhe deputeti Blendi Himçi, ish-kreu i degës së PD-së në Elbasan.

Por tensionet mes palëve duket se janë kthyer edhe në veprime simbolike: gjatë orëve të fundit, në rrethimin e selisë së PD-së në Elbasan janë vendosur të brendshme të kuqe, në mënyrë ironike ndaj deputetit Himçi.

Himçi u bë pjesë e komenteve publike dhe rrjeteve sociale pas një incidenti në Kuvend, kur gjatë përplasjes fizike iu zbuluan të brendshme të kuqe.

Ngjarja po interpretohet si një shenjtë e re përçarjeje në radhët e demokratëve elbasanas, ndërsa për momentin nuk ka asnjë reagim zyrtar nga dega lokale e PD-së./Versus.al

Poll