
Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme pritjen tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Eventi u mbajt në një atmosferë festive dhe u shoqërua me një video-kartolinë urimi, të cilën kreu i qeverisë e ndau në rrjetet sociale.
Në postimin e tij në Facebook, Rama shkroi shkurtimisht: “Krenarë për Shqipërinë”, duke publikoi pamje nga mbrëmja ku morën pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike, drejtues institucionesh dhe figura të jetës publike.
Tradita e pritjes fundvitare me trupin diplomatik është një nga aktivitetet e përvitshme të Kryeministrisë, që synon të forcojë marrëdhëniet diplomatike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të Shqipërisë./Versus.al

