MAGAZINË /

Banori i “BBV5” thumbon Luiz Ejllin! Çfarë i bashkon ata të dy?

Shkruar nga Versus

Banori i “BBV5” thumbon Luiz Ejllin! Çfarë i bashkon

Seno Fishta, banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5, ka spikatur që në momentin e hyrjes në shtëpi, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Me origjinë nga Shkodra dhe me një prani të fortë në ekran, ai u shfaq i vendosur dhe i gatshëm për çdo sfidë që e pret në këtë eksperiencë.

Gjatë një interviste të shkurtër, moderatori Ledion Liço bëri një krahasim, të cilit Seno iu përgjigj me një thumb të drejtpërdrejtë:

“Luizi ka bërë një performancë të jashtëzakonshme, por i kemi rrugët e ndara. Ai kishte borxhet e veta dhe unë të miat”, u shpreh ai, deklaratë që nxiti reagime të shumta dhe komente në rrjete sociale.

I lindur në Shkodër, Seno e quan veten “delja e zezë” e familjes, pasi që në fëmijëri ka qenë kundër rrymës. Ai është tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe bashkëkrijues i podcastit sportiv “Na shkoi jeta rrefishat”, ku trajton tema që lidhen kryesisht me futbollin.

Një moment i fortë reflektimi në jetën e tij lidhet me periudhën para kthimit të detyruar nga autoritetet franceze, kur nëna e tij u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje koronare.

Seno e përshkruan këtë si një përvojë të rëndë emocionalisht, që e bëri të rishikojë thellësisht zgjedhjet dhe drejtimin e jetës së tij.

 

Poll