Është publikuar fotoja e të riut 24 vjeçar Albi Hoxha i cili mbeti i vdekur në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Sipas informacioneve, i riu nga Fieri humbi drejtimin e mjetit me të cilin qarkullonte me shpejtësi mbi 200 km/orë dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.
Ngjarja ndodhi në zonën e mbikalimit të Novoselës. Përplasja ishte aq e fortë sa edhe trupi i të riut u gjet rreth 30 metra larg vendit ku mjeti kishte përfunduar pas përplasjes.
Pamjet e sigurisë në zonë kanë filmuar momentin kur automjeti del nga rruga duke përforcuar pistën e shpejtësisë së lartë si shkak kryesor i aksidentit. Versus.al


