Çfarë do të gjeni në brendësi
Në ditën e 19-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët marshuan drejt Kuvendit me pankarta dhe flamuj kuqezi. Përballë Kuvendit, protestuesit brohoritën në kor “Parlamenti i krimit”, ndërsa përsëritën kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit. Moment tensioni u regjistrua mes protestuesve dhe deputetit socialist Ardit Bido të cilët thirrnin “hajdut, largohu”. Forcat e policisë ndërhynë dhe larguan deputetin Bido nga protesta. Protestuesit u përplasën dhe me simpatizantët e PD, pas thirrjeve "Berisha n'burg"
FOTO-LAJM/ Protestuesit “rrethuan” hyrjen e Kuvendit, Rama dhe deputetët përdorën dalje tjetër

Teksa mazhoranca votonte në Kuvend Amnistinë Penale, protestuesit ndryshuan mbrëmjen e sotme për herë të parë itinerarin e marshimit, duke u drejtuar fillimisht në hyrje të Kuvendit.
Ata kanë thirrur njëzëri “Parlamenti i krimit”, ndërsa kanë pritur të dalin deputetët nga Kuvendi.
I vetmi që kërkoi të “sfidojë” protestuesit ishte deputeti socialist Ardit Bido, që duke dhënë intervistë në media, e quajti turmë, masën e qytetarëve që protestonte.
Ndërsa deputetët e tjerë, bashkë me kryeministrin Edi Rama që mori pjesë në seancën e sotme, dolën nga Kuvendi përmes një tjetër hyrje të godinës, duke shmangur hyrjen kryesore.
VIDEO/ Incident mes protestuesve dhe deputetit socialist, Ardit Bido futet mes qytetarëve, të rinjtë thërrasin në kor: Hajdut, largohu!

Një moment tensioni është regjistruar sot gjatë marshimit të qytetarëve nga Kuvendi i Shqipërisë drejt Kryeministrisë, ku deputeti socialist Ardit Bido është shfaqur pranë protestueve teksa jepte një intervistë për mediat, edhe pse e dinte se prania e tij mund të provokonte qytetarët.
Bido i ka quajtur “turmë”, ndërsa protestuesit kanë thirrur në kor “hajdut, largohu”.
Deputeti është larguar nga forcat e policisë.Versus.al
“Protesta tek Kuvendi, paralajmërim”, flet një nga organizatorët: Po presim momentin, do ua bëjmë siç kanë bërë në Nepal

Pasi qëndruan pranë godinës së Kuvendit duke thirrur "Opozitë e Shitur", dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”, qytetarët janë mbledhur para Kryeministrisë.
Një nga organizatorët e protestës, Arben Kola tha se qëndrimi i sotëm i protestuesve tek Kuvendi, ishte vetëm një paralajmërim dhe një test i vogël që ta kuptojnë këta horrat, se ne jemi çdo ditë të zgjuar dhe vigjilentë.
"Po presim momentin ashtu siç kanë bërë në Nepal dhe në Ukrainë, që i kanë hedhur në kosh dhe të rrimë rehat", tha ai.
“Rama n’burg, Berisha n’burg”, tension tek selia e PD mes protestuesve dhe simpatizantëve demokratë

Gjatë marshimit të protestuesve nga Kuvendi drejt Kryeministrisë, një pjesë e tyre janë përplasur me simpatizantët e PD, pranë selisë së demokratëve në bulevardin ‘Zhan D’ark.
Tensioni mes protestuesve dhe simpatizantëve demokratë erdhi për shkak të thirrjeve të qytetarëve, “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Kjo është protesta e 19-të qytetare kundër qeverisë, e cila synon dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e klasës politike të korruptuar.Versus.al
“Rama jepe dorëheqjen”, sot protesta e 19-të qytetare kundër qeverisë. Rrethohet" për pak minuta Kuvendi, incident dhe me deputetin socialist


