
Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin “Stresi” ka përshëndetur live gjatë një koncerti të tij, të burgosurin Safet Bajri, përmes celularit.
Video po qarkullon në rrjet, ndërsa i pyetur për këtë, këngëtari mohon të ketë njohje me Bajrin.
Stresi thotë se videoja është e vjetër, e regjistruar rreth tre vite më parë në Shkodër.
Sipas Stresit, situata ka ndodhur në një moment kur dikush i ka afruar telefonin gjatë një performance, duke i kërkuar të përshëndeste një person, pa qenë i informuar se për kë bëhej fjalë.
“Videoja është bërë para 3 vitesh. Nuk është vetëm Safeti. Na marrin sa herë që dalim në skenë, si mua, si Noizy-t apo Klevios e shumë të tjerëve. Na thonë: ‘Përshëndete pak filanin’ dhe ta sjellin telefonin te fytyra. Në moment nuk di si të reagosh, e përshëndet”, shprehet Stresi për Vox Neës.
Safet Bajri është është një emër i njohur i botës së krimit, i konsideruar nga drejtësisa si një nga krerët e organizatës kriminale "Bajri" me bazë në Shkodër.
Në shkurt të 2025-ës, Safet Bajri ra në pranga nën akuzë për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim, pasi sipas hetimeve, ai lidhet me organizimin dhe ekzekutimin e Fatbardh Licit në 2018-ën. Krim ky i kryer si një hakmarrje për vrasjen e ish-efektivit të policisë Boran Bërçana.
Ndërsa Stresi vetëm një javë më parë deklaroi se ishte bërë anëtar i Këshillit Kombtar të Partisë Demokratike.
View this post on Instagram

