AKTUALITET /

FOTO/ “Nesër më shumë”, rinia merr "frenat" në dorë, udhëheq protestën kundër projektit të Zvërnecit

Energjia, kreativiteti dhe mesazhet e tyre kanë dominuar sheshet dhe rrugët, duke i dhënë protestës një frymë të veçantë dhe duke rikthyer besimin se angazhimi qytetar mund të sjellë ndryshim

Shkruar nga Versus

FOTO/ “Nesër më shumë”, rinia merr "frenat"

Protesta kundër projektit turistik të Zvërnecit, ka bërë bashkë si rrallëherë, fëmijët bashkë me prindërit.

Prej ditës së hënë, rrugët e kryeqytetit kanë qenë të mbushura plot me të rinj e të reja, fëmijë, qytetarë e të moshuar të cilët së bashku kanë kërkuar që qeveria të dëgjojë zërin e tyre.

Energjia, kreativiteti dhe mesazhet e tyre kanë dominuar sheshet dhe rrugët, duke i dhënë protestës një frymë të veçantë rinore dhe duke rikthyer besimin se angazhimi qytetar mund të sjellë ndryshim.

           FOTO/ “Nesër më shumë”, rinia merr "frenat"      FOTO/ “Nesër më shumë”, rinia merr "frenat"   FOTO/ “Nesër më shumë”, rinia merr "frenat"   FOTO/ “Nesër më shumë”, rinia merr "frenat"   FOTO/ “Nesër më shumë”, rinia merr "frenat"   FOTO/ “Nesër më shumë”, rinia merr "frenat"  

Ndryshe nga protestat e viteve të fundit, tubimet e kësaj jave janë karakterizuar nga një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e të rinjve.

“Nesër më shumë”, ishte një nga mesazhet më të përsëritura gjatë protestës, duke sinjalizuar vendosmërinë për të vazhduar mobilizimin edhe në ditët në vijim

Për shumë prej pjesëmarrësve, kauza e Zvërnecit është më shumë sesa një betejë për një territor të caktuar; ajo përfaqëson rezistencën ndaj mënyrës se si trajtohen pasuritë natyrore, hapësirat publike dhe interesat e komuniteteve lokale.

Arsyet që i kanë nxjerrë qytetarët në protestë janë të ndryshme. Për disa, shqetësimi lidhet me mbrojtjen e zonave të ndjeshme ekologjike si Pishë Poro dhe Narta; për të tjerë, me korrupsionin, çmimet e larta, pensionet e ulëta apo mungesën e perspektivës që po i shtyn të rinjtë të largohen nga vendi.

 Megjithatë, pavarësisht motiveve, të gjithë duket se bashkohen rreth një qëllimi të përbashkët: kundërshtimin e padrejtësive dhe kërkesën për më shumë transparencë e përgjegjësi në vendimmarrje.Versus.al

Poll