
Identifikohen 2 të rinj nga Kosova të cilët u mbytën pasditen e kësaj të marte në në zonën “Rana e Hedhun”.
Viktimat janë shtetasit Leonid Alia nga Fushë Kosovë dhe Jetmir Çopa nga Prishtina.
Ndërsa të shtuar në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën ndodhen shtetasit Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi.
Në zonën ku 2 të rinjtë u shuan përgjithmonë nuk ka pasur kulla vrojtimi e as flamuj të kuq në det të cilët përdoren si sinjalizues që pushuesit të mos futen në det, në ditët kur situata duket e rrezikshme, si në ditën e sotme kur deti thuhet se ka qenë me trazira.
2 të rinjtë shënojnë viktimat e para për këtë sezon veror në bregdetin e Shëngjinit.Versus.al

