AKTUALITET /

‘’S’e lëshojmë tokën tonë pa gjakderdhje’’, banorët e Rrjollit: Bashkim Ulaj të përballet me ne nëse është burrë

Në protestën e sotme morën pjesë gra e fëmijë, ndërsa pati edhe përplasje me policinë.

Shkruar nga Versus

‘’S’e lëshojmë tokën tonë pa

Banorët e Baks Rrjollit në Velipojë vijojnë proestat e tyre kundër punimeve për ndërtimin e resortit të biznesmenit Bashkim Ulaj. Ditën e sotme në protestë kanë marrë pjesë edhe gra e fëmijë, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.

Në një deklaratë për mediat, banorët përsëritën se nuk do të heqin dorë nga pronat të cilat thonë se i kanë të trashëguara dhe zotërojnë dokumente, ndërsa i bënë thirrje Ulajt që të shkonte të fliste me ta.

‘’Këtu do të ketë vetëm gjakderdhje. Ne nuk e lëshojmë pronën tonë pa gjak. Nëse është burrë Bashkim Ulaj të vijë e të përballet me mua e me këta burra’’- u shpreh njëri prej protestuesve.

Më herët, banorët kanë protestuar edhe para SPAK-ut ku deklaruan se firma ‘’Gener 2’’ vijonte punimet pavarësisht se gjykata e shkallës së parë u kishte dhënë të drejtë. Versus.al

Poll