
Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata ka firmosur sekuestrimin e 6 kompanive të ndërtimit nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me TVSH” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
U vendos bllokimi dhe sekuestro i llogarive bankare të kompanive me një total prej 73.051.436 lekë. Hetimet e deritanishme kanë provuar se këto kompani kanë përdorur fatura fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. firmat dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme të organizuar duke lëshuar fatura për punime të pa kryera realisht, me qëllim përfitimin e padrejtë të TVSH-së dhe uljen e detyrimeve fiskale.
Konkretisht janë bllokuar llogaritë bankare të kompanive si më poshtë:
• “OLT-FLOR” shpk – në vlerën 6,479,834 lekë;
• “OLTI-Group” shpk – në vlerën 1,542,834 lekë;
• “ALBAVIA” shpk – në vlerën 23,056,593 lekë (TVSH + TF);
• “Kukës Chrome Minerals” shpk – në vlerën 24,570,607 lekë (TVSH + TF);
• “Troci 2005” shpk – në vlerën 10,521,085 lekë (TVSH + TF); dhe
• “STANDART” shpk – në vlerën 6,880,483 lekë (TVSH + TF).
Dëmi ndaj buxhetit të shtetit lidhet me shmangien e pagesës së tatimeve. Versus.al

