Korçë- Një sherr fizik ka ndodhur mes dy personave mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar plagosjen e rëndë të njërit prej tyre.
Përplasja ka ndodhur në një prej bulevardeve kryesore të qytetit për motive krejt banale. Autori ka goditur me grushte disa herë në fytyrë autorin duke e lënë të plagosur rëndë.
Më pas është larguar nga vendngjarja, por u arrestua pak orë më pas nga efektivët e policisë. Personi i plagosur është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar. Versus.al







