Një incident është regjistruar pasditen e sotme, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës.
Burime për mediat thonë se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në zonën e njohur si “Ish Dega”.
Pas përplasjes fizike, autori ka nxjerre thikën duke goditur tjetrin.
Autori është shoqëruar ne komisariat ndërsa i plagosuri është ne spitalin e Shkodrës.







