AKTUALITET /

Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret që kanë nxjerrë nga gërmimet e paligjshme

Shkruar nga Versus

  Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret  

Grabitësit e thesareve në qytetet antike, vendbanimet e lashta dhe kalatë e mesjetës janë kthyer në një shqetësim në vendin tonë kohët e fundit.

Versus.al ka kontaktuar një prej “priromanëve” i cili gërmon në zonat antike nga jugu në veri të Shqipërisë. Konkretisht në qytetet antike si Amantia, Antigone, Bylis, Apolloni, zona e Zadrimës.

Grabitësit e thesareve përdorin detektorë, më pas gërmojnë derisa nxjerrin në sipërfaqe thesare e paçmuara nga Antikiteti, artefakte nga Mesjeta me ndërgjegje të plotë, për veprën penale dhe dëmin që i bëjnë vendit tonë pasi ato mbartin histori mijëravjeçare të paraardhësve tanë. Por piromanët nuk duan t’ia dinë, interesi i tyre është ti shesin në tregun e zi për të fituar mijëra euro.

Versus.al zbuloj se një prej tyre me pseudonimin “Spilo Spirito” shiste këto thesare.

“Art kulturë traditë luftarake Arbërore mesjetare 1777 euro komplet, çmim i padiskutueshëm”, tregon për një shpatë, thika, gota, borie e sendet të tjera të çmuara.

Artefaktet i shet me një çmim i cili arrin deri në 800 euro, pa marr parasysh se këto objekte kaq të çmuara, duhet të ishin në muzeun tonë kombëtar ose galerinë kombëtare të arteve të ruajtura me kujdes. Monedha antike dhe të periudhës mesjetare të gjetura përmes detektorëve shiten deri në 250 euro copa.

I riu me identitet të rremë “Spilo Spirito” ka grabitur nga zonat antike dhe mesjetare unaza të shumta që u kanë shpëtuar arkeologëve tanë, plotë 150 unaza të nxjerra në mënyrë të paligjshme, i shet deri në 1500 euro.

“Dy unaza të gjetura poshtë një vendbanimi iliro-romake në formë tete, ku është gjetur thesari më i shtrenjtë në Shqipëri”, thotë grabitësi i thesareve.

Dy varëse në formë kryqi dhe zemre që i përkasin viteve 1600 po ashtu janë gjetur nga gërmimet e paligjshme dhe janë nxjerrë në shitje. Piromani zotëron edhe një unazë që i përket periudhës së ilirëve në vendin tonë, me përbërje ari dhe bakri shiten pa frikën e autoriteteve të cilat nuk kanë arritur ta zbulojnë dhe arrestojnë.

“Bakër dhe argjend e monedha argjendi osmane mesjetare të gjetura me detektor, shiten 100 euro”, tregon grabitësi i thesareve.

Përveç vendbanimeve antike në jug dhe juglindje grabitësit kanë gjetur objekte me vlerë edhe në zonën e Zadrimës.

“Togz mesjetare prej bakri e ardhur nga zona e Zadrimës me mburojën Arbërore në sfond shqiponjën dykrenore  arbërore, shitet 50 euro” shprehet i riu./Versus.al

Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret   Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret   Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret   Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret   Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret   Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret   Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret   Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret   Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret   Shpata, unaza, monedha ari e argjendi, grabitësit i shesin hapur thesaret  

*Ky është artikull ekskluziv i Versus.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Versus.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Poll