AKTUALITET /

Shtohen konfliktet në familje, 5 të arrestuar në Tiranë për dhunë ndaj nënës dhe bashkëshorteve

Shkruar nga Versus

Shtohen konfliktet në familje, 5 të arrestuar në Tiranë

Tiranë- Policia ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë arrestuar 5 persona për dhunë në familje pas konflikteve të ndryshme.

Në njoftimin e publikuar vihet re se mes rasteve kur ka patur të arrestuar bëhet fjalë për dhunë ndaj vajzës, gruas apo nënës duke vënë në dukje rritjen e konflikteve në familjet shqiptare.

Konkretisht në pranga kanë rënë:

P.A, 39 vjeç pasi dyshohet se ka dhunuar vajzën e mitur;

I.T, 34 vjeç, dyshohet se ka dhunuar nënën dhe i ka dëmtuar makinën vëllait të tij;

A.P, 42 vjeç, Ll.B 45 vjeç dhe E.Gj 34 vjeç të cilët dyshohet se kanë dhunuar bashkëshortet e tyre. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll