AKTUALITET /

Shtohet misteri për vdekjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi. Zbulohen dy gënjeshtrat e pronarit të hotelit e çiftet "allasoj"

Në një nga dhomat ishte një 18-vjeçare me një 22-vjeçar shqiptar, të cilin e kishte thirrur një 26-vjeçar ish-peshëngritës kur pa që Myrto nuk ndihej mirë. Në dhomën tjetër qëndronte babai i 18-vjeçares, 56 vjeç, së bashku me partneren e tij.

Shkruar nga Versus

Shtohet misteri për vdekjen e 19-vjeçares shqiptare në Greqi.

Pronarja e akomodimit ku 19-vjeçarja fatkeqe me origjinë shqiptare Myrto nga Kefalonia kaloi orët e fundit të jetës së saj, pasi u bë i njohur lajmi i vdekjes, deklaroi se kishte dhënë me qira vetëm një dhomë, pasi objekti ishte në rikonstruksion.

Sipas saj, siç u raportua nga emisioni “Live News”, e vetmja dhomë e disponueshme ishte ajo ku qëndronte Myrto me të dashurin e saj 23-vjeçar, aty ku edhe ndodhi tragjedia.

Megjithatë, sipas të njëjtit raportim, kjo nuk është e vërtetë, pasi në të njëjtin akomodim po qëndronin edhe dy çifte të tjera.

Në një nga dhomat ishte një 18-vjeçare me një 22-vjeçar shqiptar, të cilin e kishte thirrur një 26-vjeçar ish-peshëngritës kur pa që Myrto nuk ndihej mirë. Në dhomën tjetër qëndronte babai i 18-vjeçares, 56 vjeç, së bashku me partneren e tij.

Si lidhen mes tyre të gjithë banorët

Në dhomën e parë, natën fatale, ndodheshin Myrto dhe i dashuri i saj 23-vjeçar. Në katin përdhe qëndronte 56-vjeçari me partneren e tij. Ky i fundit është babai i 18-vjeçares, e cila ishte në dhomën ngjitur me atë të Myrtos. 18-vjeçarja atë natë ishte me 22-vjeçarin shqiptar. Ky i fundit njihte ish-peshëngritësin 26-vjeçar dhe, sipas të afërmve të vajzës, ishte në dijeni se ai ndodhej në dhomën ngjitur me 23-vjeçarin dhe Myrton.

Gënjeshtra e pronares së hotelit

Hoteli ku ndodhi ngjarja kishte kamera sigurie si brenda, ashtu edhe jashtë. Pamjet nga brenda janë bërë tashmë publike, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me ato nga jashtë.

Sipas raportimit të televizionit Mega, pronarja e hotelit pretendoi se kamera e jashtme ishte e prishur dhe nuk regjistronte. Por kjo rezulton të mos jetë e vërtetë, pasi një e afërme e saj, njëkohësisht partnere e 56-vjeçarit, i kishte kërkuar që të mos dorëzonte pamjet nga kamera e jashtme në polici, gjë që dyshohet se ajo e ka bërë.

Poll