AKTUALITET /

Skandal në KLP! Gazetari: Disa anëtarë i kërkuan ankueses lodra s*ksi që të shqyrtonin ankesën e saj

Çollaku tha se për këtë skandal ka dijeni edhe SPAK dhe se po bëhet presion që të mos shpërthejë në media.

Shkruar nga Versus

Skandal në KLP! Gazetari: Disa anëtarë i kërkuan ankueses

Gazetari Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në Syri Tv lidhur me një skandal që sipas tij ka ndodhur në institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Çollaku tha se bëhet fjalë për një ankesë të bërë nga një qytetare e cila kishte bërë një padi për një person që e përndiqte, ndërsa prokurori nuk niste hetimin. Sipas gazetarit, anëtarët e KLP-së i kanë kërkuar ankueses lodra seksi në mënyrë që ta shqyrtojnë kërkesën e saj.

“Ankohet një gjyqtare për një individ se e përndjek. Kjo ankohet në KLP për prokuroren që nuk fillon hetimet dhe anëtarët e KLP-së tani i kërkojnë kësaj një listë me lodra seksuale dhe aktin në fund që ta shqyrtojnë kërkesën e saj.

Shkon tek një anëtar tjetër i KLP-së. Ky bën të njëjtën kërkesë ndaj zonjës.  Dhe i thotë ndërroje numrin se po na heton SPAK-u tani. Pasi kishte bërë bisedën e parë dhe shkëmbejnë mesazhe. Të paktën deri tani ka nja 4 anëtarë të KLP-së të përfshirë. Por ajo që shoh unë, ka lëvizje edhe nga SPAK e GJKKO se duan që kjo gjë të mos shpërthejë”- deklaroi Çollaku.

Për këtë skandal ishte në dijeni edhe ish-aktivistja e PD, Adriana Kalaja e cila mbështeti denoncimin e Çollakut duke thënë se rasti mund të transmetohet së shpejti në media. Versus.al

Poll