Reperi Gjesti, ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, krah avokatit të tij Burim Azemi duke e falenderuar këtë të fundit për punën që ka bërë për të gjatë kësaj periudhe.
"Gjithmonë falënderues ndaj avokatit tim Burim Azemi për profesionalizmin dhe punën e palodhshme gjatë kësaj periudhe"- shkruan ai.
Më 19 mars, Gjesti u lirua nga paraburgimi pasi ishte arrestuar pas incidentit të ndodhur me kompaninë muzikore "Onima". Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 do të vijojë me procesin gjyqësor në gjendje të lirë.

Pronari i kompanisë muzikore, Erkand Shabani nga ana tjetër ka theksuar se në ditët në vijim do t'i publikojë të gjitha provat të cilat sipas tij e nxjerrin reperin në faj. Ndërsa Gjesti, pas lirimit kërkoi falje për shqetësimin e krijuar dhe njoftoi se ka nisur procedurat ligjore ndaj kompanisë "Onima". Versus.al

