
Një aksion policor është zhvilluar në zonën pranë “Sami Frashërit” në Tiranë, në kuadër të një operacioni të gjerë për goditjen e aktiviteteve të paligjshme të call center-ave.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim me autoritetet franceze, duke treguar një koordinim ndërkombëtar në luftën kundër këtij fenomeni. Sipas burimeve për versus.al, Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore ka ndaluar nje efektiv Policie me kerkesë të SPAK, në lidhje me operacionin që po zhvillohet për goditjen e një grupi Call Center, në bashkëpunim me autoritetet franceze. Ka dyshime që të përfshirë janë edhe disa të tjerë, pjesë e uniformave blu që janë pjesë e këtij rrjeti Call Center.
Nuk përjashtohet mundësia që numri i të shoqëruarve apo të ndaluarve të rritet në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit dhe rrjetit të përfshirë në këtë skemë.

