
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga GJKKO më 11 dhjetor të vitit të kaluar ku u vendos lirimi me kusht i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka i cili përfundoi dënimet për inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit.
Prokuroria e Posaçme kishte ankimuar lirimin e Kokës, por Apeli i GJKKO vendosi kundër SPAK duke e lënë çështjen në dorë të tyre për t’i bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Vendimi i Apelit të GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Tereza Merkaj, sot më datë 26.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 66 akti, datë 17.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 798, datë 11.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit dhënë shtetasit L.K, me vendimin nr. 22, datë 23.06.2022, të Gjykatës e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e zbatuar nga policia gjyqësore në date 29.03.2022, ora 09:15 dhe e lënë në fuqi me vendimin nr. 23, datë 31.03.2022, të po asaj
Gjykate”, si vijon: - Miratimin e vendimit nr. 798, datë 11.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë sipas ligjit. U shpall në Tiranë, sot më datë 26.02.2026. Versus.al

