AKTUALITET /

EMRI/ Babai kallëzoi djalin të zhdukur, 23 vjeçari gjendet i vdekur në liqenin e Shkopetit! Dyshohet për vrasje

Policia thotë se nuk ka shenja dhune në trupin e të riut, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të jetë vrarë.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Babai kallëzoi djalin të zhdukur, 23 vjeçari gjendet i

Dibër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ulëz të Matit ku një 23 vjeçar i identifikuar si Renis Dobra është gjetur i pajetë në liqenin e Shkopetit ku kishte përfunduar makina e tij.

Ende nuk dihen arsyet përse makina e të riut përfundoi në liqen, por nuk përjashtohet pista e vrasjes edhe përse në trupin e të riut nuk u gjetën shenja dhune.

Ndërsa ditën e djeshme babai i viktimës kishte denoncuar në polici se djali i tij nuk ishte kthyer në banesë. Policia nisi kërkimet për gjetjen e tij, ndërsa mëngjesin e sotëm u zbulua se i riu kishte përfunduar në liqen së bashku me mjetin e tij. Versus.al

Poll