AKTUALITET /

Tjetër krim në familje, burri plagos me thikë gruan në Durrës

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit për motive të dobëta.

Shkruar nga Versus
Tjetër krim në familje, burri plagos me thikë gruan në
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës ku një burrë ka plagosur me thikë gruan e tij.

Mësohet se Xh.K, 40 vjeç ka qëlluar me thikë 32 vjeçaren E.K pas një debati për motive të dobëta. Për pasojë e reja u transportua në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa burri i saj u shpall në kërkim nga policia. Kjo ngjarje vjen një ditë pas krimit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër ku një burrë vrau me armë gjahu gruan e tij. Versus.al

Poll