
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë. Një person ka mbetur i vrarë në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një shtetas është vrarë me armë zjarri në “Hajvali” në Prishtinë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit dhe kapjet e autorit i cili është identifikuar nga autoritetet.
“Rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Policia e Kosovës.
Ky krim pason vrasjen e trefishtë të ndodhur vetëm një ditë më parë në Gjilan, që ka tronditur opinionin publik./ Versus.al







