Transgjinori Luana Murto, ka hedhur sërish akuza ndaj shoqatave LGBT, teksa tha se nuk e kanë ndihmuar në momentin që sulmuar fizikisht.
Gjatën një interviste për TopChannel Luana tha se tre shoqatat e LGBT e kanë ndihmuar me vetëm me 50 mijë lekë.
“Mua thye nofulla dhe ato e shitën mediatikisht çështjen dhe nuk vajtën njëherë në prokurori, se unë bëra luftë me agresorin për t’i marrë të dhënat kontaktin. Më rridhte gjaku, se vërtetë këto thonë ne ta dhamë ndihmën, por këta erdhën vetëm tek Spitali i Traumës dhe paguan vetëm një shumë simbolike, se ishin me pushime verore, dhe më dërguan një si polic për të verifikuar nëse unë po bëja operacion plastik. E kupton çfarë traumash? Unë që isha me nofullën e dalë, dhe i lutesha dhe i përgjërohesha që të më paguanin operacionin dhe thanë që ne tre si organizata vetëm nga 50 mijë lekë mund të japim? Unë nuk i kuptoj se më çfarë surrati dalin, vazhdojnë dhe u hedhin hi syve shqiptarëve.”, tha Luana.
Edhe ditë më parë Myrto tha se është ndjerë e manipuluar dhe e keqpërdorur nga përfaqësues të komunitetit LGBT+, duke pretenduar se pas premtimeve për mbështetje, ajo është përballur me mashtrime, kërcënime dhe presion psikologjik.
“Më morën nga familja LGBT! Kam qenë me 10-ta në shkollë dhe më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër! Më çuan te streha e LGBT-së. Më pas filluan kërcënimet dhe presioni që të gënjeja, të thosha se babai më rrihte, gjë që nuk ishte e vërtetë,” – tha Myrto, ndërsa sqaroi se fillimisht i ishte krijuar përshtypja se po ndihmohej, por më pas gjithçka kishte marrë një tjetër rrjedhë./ Versus.al
