AKTUALITET /

Transgjinorja për shoqatat e komunitetit LGBT: 14 vjeç më futën në dhomë me 4 meshkuj që bënin s*ks para meje

Shkruar nga Versus

Transgjinorja për shoqatat e komunitetit LGBT: 14 vjeç më

Pak ditë më parë transgjinorja Luana Myrto shokoi opinionin publik me detajet ku rrëfente sesi organizatat e LGBT e kishin marrë kur ishte minoren pa dijeninë e familjes së tij dhe i kishin mbushur mendjen që të merrte hormone femërore.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka vazhduar të tregojë detaje nga përvoja traumatike që prej rënies në kontakt me komunitetin LGBTQ+ në Shqipëri. Në emisionin “Opinion” rrëfeu sesi gjithçka nisi në moshën 14 vjeçare, kur u njoh me konceptet e identitetit gjinor në një mënyrë traumatike.

"Më plasën në televizion, më vunë paruke dhe taka, duke më shtyrë të deklarohem publikisht ndërsa isha ende në luhatje me veten," rrëfeu ajo.

Luana Myrto hyri në qendrën e strehimit për të marrë arsim, por u përball me një realitet tjetër: u vendos në një ambient +18 me katër meshkuj që kryenin marrëdhënie seksuale para saj, dhe më pas në një dhomë me një person me probleme mendore. "

"Xheni Karai kontaktoi nënën time duke premtuar ndihmë, por mashtruan, nuk më dërguan në shkollë siç thanë," akuzon Luana teksa theksoi se familja e saj u mashtrua totalisht.

Përvoja e rrëfyer lidhet me denoncimet e saj të mëparshme, ku theksoi se grupet LGBTQ+ targetojnë të mitur 13-16 vjeç, duke i drejtuar drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve.

"Më thanë se kam lindur në trupin e gabuar dhe nuk më shihnin si grua derisa të nisja hormonet. Ishte presion i vazhdueshëm, dhe nuk e di nëse kjo ishte zgjedhja ime e vërtetë," rrëfen ajo, duke shtuar se prindërit e saj mësuan për tranzicionin vetëm kur e panë në TV. Sipas Luanës, kjo e detyroi të kthehej kundër familjes, duke e bërë të ndihej pa mbështetje dhe duke e shndërruar botën në "armike".

Pasojat e hormoneve në moshë të re, ajo i ka denoncuar si krim pasi janë bërë pa pëlqimin e saj.

Prej ditësh rrëfimet e Luanës kanë tronditur vendin dhe duhet të shërbejnë si alarm për Shqipërinë sa u takon të miturve që po shfrytëzohen në emër të ideologjisë LGBTQ+ duke u shtyrë të konsumojnë hormone femërore pa kontroll familjar apo institucional. Versus.al

Poll