AKTUALITET /

Velipojë, shpëtohet turisti nga Kosova pasi skafi pëson defekt në det

Ngjarja ka ndodhur rreth 17 milje larg grykëderdhjes së Buna, ku skafi tip “Morea” me drejtues një 46-vjeçar nga Prishtinë ka pësuar defekt në motor dhe ka mbetur i bllokuar në hapësirën ujore.

Shkruar nga Versus

Velipojë, shpëtohet turisti nga Kosova pasi skafi pëson defekt

Një turist nga Kosova është shpëtuar nga Policia Kufitare pasi mbeti në vështirësi në det, si pasojë e një defekti në mjetin e tij lundrues, në zonën e grykëderdhjes së lumit Buna.

Ngjarja ka ndodhur rreth 17 milje larg grykëderdhjes së Buna, ku skafi tip “Morea” me drejtues një 46-vjeçar nga Prishtinë ka pësuar defekt në motor dhe ka mbetur i bllokuar në hapësirën ujore.

Menjëherë pas njoftimit, është organizuar operacioni i kërkim-shpëtimit nga Policia Kufitare e Shqipërisë, e cila ka angazhuar mjete lundruese dhe ka bashkëpunuar edhe me operatorë turistikë të zonës për lokalizimin e mjetit.

Pas kërkimeve në det të hapur, skafi është gjetur dhe është bërë e mundur ndërhyrja për shpëtimin e drejtuesit, i cili është marrë në kontroll dhe është shoqëruar në mënyrë të sigurt drejt bregut, së bashku me mjetin lundrues.

Sipas policisë, turisti nuk ka pësuar lëndime dhe gjendja e tij është e mirë, ndërsa mjeti është dërguar në vendstacionimin e mjeteve lundruese në Pulaj, në zonën e Velipojë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se Policia Kufitare vijon monitorimin e zonës detare për sigurinë e pushuesve dhe mjeteve lundruese gjatë sezonit turistik.

Poll