
Bilal Hasa, drejtori i burgut të Rrogozhinës i cili u lirua sot nga paraburgimi, në dëshminë e dhënë ka pohuar se ambienti ku u gjetën 4 mijë rrënjë kanabisi ishte në përdorim nga vëllai i tij, Romario Hasa.
‘’Magazinat i përdorte vëllai im Romario’’- mësohet të jetë shprehur Hasa në dëshminë e tij duke paraqitur edhe kontratën që e provontë këtë pretendim.
Gjatë qëndrimit në polici, Bilal Hasa u përgjua gjatë një bisede që pati me babain e tij të cilit i drejtohet me fjalët: Na shkatërroi!
Për ‘’shtëpinë e barit’’, policia arrestoi fautristin e OSHEE, Erion Dekovelli, i cili akuzohet se nuk informoi për energjinë e konsumuar. Ky i fundit ka deklaruar se kontratat i ka lidhur me Romario Hasën. Sakaq, u shpallën në kërkim dhe dy zyrtarë të OSHEE në Peqin, Ervis Maçi dhe Denis Elezi. Versus.al



