AKTUALITET /

Vendosën qindra çadra e shezlongë në plazh, nën hetim 3 persona në Golem

Shkruar nga Versus

Vendosën qindra çadra e shezlongë në plazh, nën hetim

Durrës- Tre persona janë vënë nën hetim nga policia pasi kishin vendosur çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme në plazhin e Golemit.

A. B., 54 vjeç, D. K., 38 vjeç dhe F. D., 24 vjeç u proceduan penalisht, ndërsa policia hoqi dhe sekuestroi 116 çadra dhe 232 shezlongë.

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare për të liruar hapësirat publike për pushuesit. Versus.al

Poll