
Punonjësi i kompanisë celulare One është gjetur i shtrirë pranë antenave në fshatin Krrabë të Pukës dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ngjarja është konstatuar pasi një shtetas njoftoi Policinë rreth orës 09:20, duke raportuar për një person të plagosur në zonën e Midës.
Sipas verifikimeve të para, bëhet fjalë për shtetasin Lumturi Kamberi, rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se kishte shkuar për të riparuar një defekt në një antenë të kompanisë celulare.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e Policisë, emergjencës dhe ato mjekësore.
I dëmtuari është transportuar me helikopter për trajtim të specializuar, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./Versus.al

