Gjirin e Filkurit, po kthehet në një zonë me rrezikshmëri të lartë për turistët të cilët kërkojnë të eksplorojnë vende të reja.
Pas ngjarjes dramatike të ndodhur më 23 korrik të këtij viti Merel Bos një turiste holandeze humbi jetën teksa po zbriste me litar nga shkëmbi një tjetër turiste është dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore të Himarës.
Ngjarja ndodhi sot, kur turistja çeke humbi ekuilibrin teksa eksploronte këtë terren shkëmbor.
Pas marrjes së njoftimit, forcat e patrullës së Rendit dhe të Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë duke e lokalizuar dhe ndihmuar për ta zbritur në mënyrë të sigurt nga shkëmbinjtë.
Më pas, ajo u transportua me mjet lundrues drejt portit të Himarës dhe më tej në qendrën shëndetësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia apelon që vizitorët dhe pushuesit të tregojnë kujdes maksimal gjatë eksplorimit të zonave të vështira dhe të marrin masa paraprake për sigurinë e tyre./Versus.al







