
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi në një postim në Twitter se do të jetë nesër në Shtëpinë e Bardhë, ku është planifikuar një takim midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në të cilin do të marrin pjesë edhe udhëheqës të tjerë evropianë.
Ajo sqaroi se pjesëmarrja e saj në takim ishte me ftesë të Zelensky-t, të cilin do ta mirëpresë sot në Bruksel.
“Këtë pasdite, do ta mirëpres Zelenskyn në Bruksel.Së bashku, do të marrim pjesë në Koalicionin e Vullnetit. Me kërkesë të Presidentit Zelensky, unë do t’i bashkohem takimit me Presidentin Trump dhe udhëheqës të tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë nesër”, shkroi von der Lyen në një postim në “X”./Versus.al







