AKTUALITET /

VIDEO/ Vizitorët për të parë malin e Dajtit krijojnë trafik kilometrik

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Vizitorët për të parë malin e Dajtit krijojnë

Shumë qytetarë, u dyndën ditën e sotme për të vizituar malin e Dajtit, i cili është mbuluar nga bora. Rradhë të gjata u krijuan me mjete në rrugët kryesore që të çojnë në këtë destinacion

Pamjet me radhë kilometrike të automjeteve i përkasin rrugës Xhanfize Keko, për të vijuar me rrethrrotullimin pranë Institutit të Shëndetit Publik, rrugën Sotir Çaci e Shefqet Kuka, që të lidhin me zonën e Dajtit.

Kaos në lëvizjen e automjeteve pati dhe në rrugën Myslym Keta, që të lidh me rrugën e Arbrit, ku makinave iu desh më shumë se 1 orë për të përshkruar disa kilometra.

VIDEO/ Vizitorët për të parë malin e Dajtit krijojnë

Bllokimi i këtyre segmenteve rrugore shkaktoi radhë kilometrike edhe në Unazën e Madhe dhe hyrjet/daljet e saj, ku pjesa më e madhe e automjeteve kishin drejtim nga Mali i Dajtit.

Poll