AKTUALITET /

VIDEO+EMRAT/ Zbardhet skema e mashtrimit me Call Center në Tiranë, arrestohet një nga organizatorët, në pranga 6 punonjës

Gjatë operacionit u arrestua Agim Shehu, 36 vjeç, nga Tirana, i identifikuar si një nga organizatorët e kësaj skeme mashtrimi. Dy bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim, ndërsa policia vijon punën për lokalizimin dhe ndalimin e tyre.

Shkruar nga Versus

VIDEO+EMRAT/ Zbardhet skema e mashtrimit me Call Center në Tiranë,

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Platforma”, që synon goditjen e grupeve kriminale të përfshira në mashtrime përmes platformave të rreme investimesh online, Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër aksion në Tiranë, të koduar “Recovery”.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ka zbuluar një call center të vendosur në rrugën “Janos Hunyadi”. Ky ambient ishte përshtatur për të kryer mashtrime kompjuterike, përmes një platforme të rreme që prezantohej si mundësi investimi online.

Gjatë operacionit u arrestua Agim Shehu, 36 vjeç, nga Tirana, i identifikuar si një nga organizatorët e kësaj skeme mashtrimi. Dy bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim, ndërsa policia vijon punën për lokalizimin dhe ndalimin e tyre.

Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me autoritete ndërkombëtare, në përpjekje për të çmontuar tërësisht rrjetin kriminal.

Emrat e 6 punonjësve të arrestuar:

Indrit Kaziu, 33 vjeç, banues në Farkë

Lution Veseli, 22 vjeç, banues në Krujë

Elvis Hadaj, 38 vjeç, banues në Tiranë

Maer Musabelliu, 33 vjeç, banues në Tiranë

Dardan Rama, 34 vjeç, banues në Tiranë

Aldo Pleshti, 36 vjeç, banues në Tiranë

Nga ana tjetër janë duke u hetuar në gjendje të lirë 4 persona të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë, A. P., 40 vjeçe, V. A., 38 vjeçe, K. A., 24 vjeçe, S. M., 38 vjeç

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Vijon në Shqipëri, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Platforma”, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizon në këtë kuadër, operacionin policor të koduar “Recovery”.

Zbulohet një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Vihet në pranga njëri nga 3 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.
Punohet për kapjen e 2 të tjerëve.

Gjithashtu, në pranga 6 punonjës në këtë subjekt, si dhe në hetim 4 të tjerë.

Sekuestrohen pajisje kompjuterike dhe celularë që i shërbenin mashtrimit.

Në kuadër të operacionit “Recovery” dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të operacionit ndërkombëtar “Platforma”, shërbimet e Policisë konstatuan se kati i parë i një pallati në rrugën “Janos Hunyadi”, ishte përshtatur si call center.

Nga ndërhyrja në këtë subjekt, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga, punonjësit, shtetasit I. K., 33 vjeç, banues në Farkë, L. V., 22 vjeç, banues në Krujë, E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, M. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe A. P., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u kapën në flagrancë, punonjësit, shtetasit A. P., 40 vjeçe, V. A., 38 vjeçe, K. A., 24 vjeçe dhe S. M., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për të cilët nisi procedim në gjendje të lirë.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan 3 organizatorët e mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet këtij call centeri, shtetasit A. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 34 vjeç dhe A. G., 38 vjeç.

Shtetasi A. Sh. u kap nga Policia dhe u vu në pranga, në kuadër të operacionit “Recovery”. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtëjshme./Versus.al

Poll