
Tiranë- Një 29 vjeçar i identifikuar si Jurgen Shima është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka marrë peng një 29 vjeçare duke e mbajtur për orë të tëra në makinën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit ku i riu nga Lushnja kishte shkuar me një mjet tip “Volksëagen Golf” dhe më pas kishte marrë me forcë brenda të renë të cilën e kishte mbajtur për disa orë.
Gjatë kontrollit në makinë, pengmarrësit iu gjet një sasi kokaine e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Versus.al







