Kur janë numëruar një pjesë e madhe e votave të diasporës, Partia Socialiste kryeson bindshëm me mbi 21 mijë vota diferencë nga PD.
Deri tani janë numëruar 85.458 zarfe nga 194.889 zarfe në total dhe PS ka arritur të sigurojë 45995 vota ose 54.28% të totalit duke reflektuar edhe rezultatin e arritur brenda vendit.
PD renditet e dyta me 24.011 vota ose 28.34% të votave.
Forcë e tretë me votat e diasporës renditet sërish “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt me 7167 vota, 8.46%.
Partia e katërt më e votuar është “Mundësia” e Agron Shehajt me 2974 vota ose 3.51%. Versus.al







