AKTUALITET /

Vrasja mafioze e Gilmando Danit në Rinas, Prokuroria do të marrë në pyetje Emiljano Shullazin

Pas vrasjes së Gilmando Danit, krim i ndodhur në Rinas, Prokuroria e Tiranës do të marrë si deklarues edhe shokun e tij Emiljano Shullazin.

Shkruar nga Versus
Vrasja mafioze e Gilmando Danit në Rinas, Prokuroria do të marrë
Emiljano Shullazi

Pas vrasjes së Gilmando Danit, krim i ndodhur në Rinas, Prokuroria e Tiranës do të marrë si deklarues edhe shokun e tij Emiljano Shullazin.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që kanë organizuar atentatin ndaj Gilmando Danit, një atentat i cilësuar deri më tani si mafioz.

Dani u cili u lirua vjeshtën e 2024 po kthehej nga Spanja dhe më herët ka qenë i dënuar si anëtar  i grupit të Shullazit.

Shullazi siç raporton Anila Hoxha është diskutuar të do të pyetet si dëshmitar në ambientet e paraburgimit 313, megjithëse mundësitë janë që ai të mos thotë asgjë për grupin e hetimit për mikun e tij.

Gilmando Dani udhëtonte në një automjet me Muçi Shaljanin ku u qëllua për vdekje, teksa të dy sapo ishin kthyer nga Spanja.

Ditët e fundit janë marrë dëshmitë e disa personave që janë gjendur në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal ka pasur informator në aeroport që i ka njoftuar për lëvizjet e viktimave.

 

 

Poll